Lajme
Sërish rritje: 10.073 raste të reja dhe 73 vdekje nga koronavirusi në Zvicër
Si numri i rasteve ashtu dhe ai i vdekjeve, është më i larti i regjistruar deri tani
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 10.073 raste të reja që kanë rezultuar pozitivisht në testimet e bëra për koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Po kështu raportohen edhe 73 raste të reja të vdekjes nga Covid-19, njofton srf.ch.
Si numri i rasteve ashtu dhe ai i vdekjeve është më i larti i regjistruar deri tani, shkruan albinfo.ch. Duhet thënë se pas disa ditëve të javës së kaluar kur numri i rasteve pozitive shkonte në mes të 8000 dhe 9000, në fundjavën që kaloi pati nisur një ulje e këtyre numrave në rreth 7000 gjegjësisht 6000, dy ditët e fundit.
Mesatarja 7 ditore është 7707 raste në ditë ose 21 për qind më shumë se në javën e kaluar, përcjell albinfo.ch. Trendi po rritet në një nivel shumë të lartë.
Shkalla mesatare e rasteve pozitive në 7 ditët e fundit aktualisht është 26.6 për qind.
Mesatarja e numrit të testimeve në shtatë ditët e fundit është 30,870 teste në ditë dhe kështu është rritur për 17 për qind krahasuar me javën e mëparshme.
Kantonet aktualisht raportojnë 3,222 njerëz që po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 46 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










