Lajme
Zvicra mbështet të rinjtë shqiptarë në krijimin e maskave
Arkitektë të rinj shqiptarë me mbështetje të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri kanë ndërmarrë një nismë për prodhimin e maskave për mbrojtje të fytyrës, të cilat pastaj do të dorëzohen nëpër shkolla. Ky aktivitet është ndërmarrë në kuadër të javës së demokracisë. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Ambasadës zvicerane në Tiranë.
Postimi i plotë:
Maskat për Mbrojtjen e Fytyrës – një nismë nga arkitektë të rinj shqiptarë – mori mbështetjen tonë përmes Lëviz Albania.
Kjo mundësoi prodhimin e 1,000 maskave për mbrojtjen e plotë të fytyrës dhe 500 doreza dere që hapen me parakrahun, printuar nga printera 3D. Sasia e parë ju dorëzua qendrës shëndetësore në Sauk dhe shkollës së mesme ´Sandër Prosi`. “Kjo nismë filloi në Mars 2020 për t´i ardhur në ndihmë stafit mjekësor të cilët ishin dhe janë në frontin e parë të luftës kundër Covid19” – Dea Buzi, koordinatore. #JavaDemokracisë
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












