Lajme
Këto janë masat që pritet të marrë sot Qeveria e Zvicrës
Për të frenuar këtë zhvillim alarmant negativ, Qeveria federale sot do të njoftojë marrjen e një sëre masash të reja,
Zvicra po përjeton javët e fzundit një rritje alarmante të rasteve me koronavirus. Nga vendi shembullor që konsiderohej deri para një muaji, ajo është shndërruar në njërin ndër vendet më të goditura nga pandemia, në Evropë.
Sa për ilustrim: Rastet e konfirmuara laboratorike, në 6 ditët e fundit janë dyfishuar, shtrimet në spital janë dyfishuar në 8 ditët e fundit ndërsa numri i pacientëve në kujdesin intensiv po ashtu është dyfishuar vetëm në 7 ditët e fundit, transmeton albinfo.ch. Dhe, ajo që është më e frikshme për të gjithë: Numri i vdekjeve nga Covid-19 po ashtu është dyfishuar në 7 ditët e fundit.
Për të frenuar këtë zhvillim alarmant negativ, Qeveria federale sot do të njoftojë marrjen e një sëre masash të reja. Sipas asaj që ka depërtuar në mediat zvicerane, këto do të jenë masat që, nëse merren, do të hyjnë në fuqi nga mesnata e sontme:
Restorantet dhe lokalet tjera gastronomike do të mbyllen në orën 22:00.
Diskotekat dhe sallat e vallëzimit do të mbyllen plotësisht.
Nuk do të lejohen fare ose shumë pak spektatorë në ndeshjet e futbollit, hokejit mbi akull dhe ngjarjet kulturore.
Do të ndalohen të gjitha takimet private me më shumë se 10 pjesëmarrës.
Nuk do të lejohet asnjë ngjarje publike me më shumë se 25, 20 apo edhe 15 pjesëmarrës.
Maska do të jetë e detyrueshme kudo që ka numër të madh të njerëzve. Por jo në fushë, në pyll etj., transmeton albinfo.ch Ajo bëhet e detyrueshme në qytete, në zona banimi dhe kudo që dyqane, restorante ose vende tjera të takimit tërheqin një publik.
Pritet edhe rekomandim urgjent për punë nga shtëpia (Home Office) në të gjitha rastet kur kjo është e mundur.
Masat e permendura, Qeveria do t`i bëjë të njohura në një konferencë për emdia që pritet të mbahet në orët e pasdites së sotme.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











