Lajme
Prezantimi i vlerave kulturore shqiptare në Elb-Filarmoninë e Hamburgut
“Kori i botës” në Hamburg bashkon njerëz dhe këngë nga të gjitha rajonet e botës. Identiteti, shtëpia dhe shpresa, janë temat kryesore në këtë event.
Në Elb-Filharmoninë e Hamburgut, në koncertin e mbajtur thuajse në çdo vit, mes të cilash kishte edhe vlera kulturore shqiptare, edhe në këtë vit Hava Bekteshi do të përfaqësojë në mënyrën më të mirë kulturën shqiptare përmes çiftelisë në Elb-Filharmoninë e Hamburgut në Gjermani, e cila pritet të mbahet shumë shpejt, shkruan albinfo.ch.
Duhet theksuar se Hava Bekteshi është femra shqiptare e suksesshme, e cila jeton në Hamburg të Gjermanisë, ku përtej profesionit të saj si ekonomiste, ajo tashmë është bërë e njohur për publikun gjerman dhe shqiptar edhe përmes instrumentit të saj, çiftelisë, shkruan tutje albinfo.ch.
Me talentin e saj, Hava ka arritur të depërtojë mjaft mirë, me paraqitjen muzikore në Filarmoninë e famshme të Hamburgut (Elbphilarmonie), duke u bërë shqiptarja e parë, e cila ka futur instrumentin tonë në Filarmoni. /Albinfo.ch
Më poshtë Albinfo.ch ju sjell disa foto nga Elb-Filarmonia e Hamburgut:




E-Diaspora
-
Violinistja shqiptare Uendi Reka ngjitet në skenën e festivalit prestigjioz Carniarmonie në Itali Violinistja shqiptare Uendi Reka, e cila jeton dhe zhvillon karrierën e saj artistike në Trieste të... -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë
Jeta në Austri
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike















