Lajme
Belgjika, vendi i BE-së me shkallën më të lartë të infeksioneve COVID-19
Qeveria belge do të mblidhet të premten për të vendosur mbi një bllokim të ri të mundshëm kombëtar me vendin që vuan tani shkallën më të lartë të infeksioneve të koronavirusit për 100,000 qytetarë, sipas të dhënave zyrtare.
Kombi prej 11 milionë banorësh kishte 1,390 infeksione të reja COVID-19 për 100,000 banorë gjatë dy javëve të fundit, treguan të martën të dhënat nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Republika Çeke është e radhës me 1,379 për 100,000, ndërsa shumë vende të tjera evropiane po raportojnë rritje të niveleve të infeksionit në një valë të dytë të pandemisë globale të shkaktuar nga fillimi i motit të ftohtë e të lagësht të dimrit.
Infeksionet e reja të përditshme në Belgjikë, ku Bashkimi Evropian dhe NATO kanë selinë e tyre, arritën një kulm prej më shumë se 18,000 më 20 tetor. Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv (ICU) dyfishohet çdo tetë ditë – në 809 nga e hëna – me 5,260 njerëz në spitale, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së Aktivitet i organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm në kuadër të përkujtimit të... -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












