Kosova
Kosovë: Morën 2 milionë euro nga Thesari i shtetit, 1 i arrestuar dhe 2 në arrati
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në një konferencë për media ka treguar se jashtëligjshëm janë bërë 4 transaksione nga Thesari i Republikës së Kosovës dhe se mbi 2 milionë euro janë dërguar në llogarinë e një operatori ekonomik.
“Sot s’është lajmi i mirë, e keni parë në gazetë. Bëhet fjalë për 4 transaksione të dyshimta, që kanë ndodhur nga llogaria e thesarit që është në kuadër të MF-së. 2 milionë euro kanë shkuar në llogari të një operatori ekononik”, ka thënë Bajrami në konferencë për media.
Bajrami ka thënë se më të kuptuar rastin, e kanë raportuar atë dhe se tashmë është duke u zhvilluar një zhvillim i gjithanshëm.
“Me të kuptuar kemi raportuar rastin, dhe krimet ekonomike po merren me hetim të brendshëm”, ka thënë Bajrami tutje.
Ministrja ka thënë se tashëm po interesohen të gjejnë se kush është përfituesi përfundimtar i të hollave.
“Deri më tani janë suspenduar 2 zyrtarë, njëri nga ta është arrestuar nga Policia e Kosovës. Ne tani më kemi gjurmuar, ky është transaksion bankar. Institucionet e rendit janë duke u marrë, duke parë se kush janë përfituesit fundor”, ka theksuar ajo.
Bajrami ka thënë se “institucionet e rendit po bëjnë përpjekje maksimale që këto mjete t’i kthehen buxhetit të Kosovës”.
Ajo në fund ka thënë se institucionet e kanë gjurmuar rastin.
“Është rast i izoluar. Gjithçka po gjurmohet, sepse është trasnaksion bankar”, ka thënë në fund.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













