Lajme
Këto masa do t`i shpallë Qeveria Zvicerane në mbledhjen emergjente
Në rastet e ngjarjeve private në të cilat marrin pjesë më shumë se 15 dhe maksimumi 100 persona me ftesë, organizatori duhet të mbledhë detajet e kontaktit të pjesëmarrësve
“Urdhëresa për masat e luftimit të epidemisë Covid-19 në situatën e veçantë”. Ky është titulli i dokumentit me të cilin Këshilli Federal do të merret në mbledhjen emergjente që mbahet të dielën.
Kjo mbledhje është paralajmëruar të mbahet në orën 11 dhe për të është folur shumë sot në mediat zvicerane.
CH Media ka thënë se Këshilli Federal në mbledhjen e pritshme do të informojë publikun për masat e mëposhtme:
Ndalimi i mbledhjes së njerëzve në hapësirat publike
Në këtë pikë thuhet se duhet të ndalohen tubimet e më shumë se 15 personave në hapësirat publike, transmeton albinfo.ch. Duhet të sigurihet mbajtja e distancës minimale prej 1.5 metrash.
Detyrimi i vënies së maskës në aktivitete në familje dhe me miq
Në rastet e ngjarjeve private në të cilat marrin pjesë më shumë se 15 dhe maksimumi 100 persona me ftesë, organizatori duhet të mbledhë detajet e kontaktit të pjesëmarrësve, përcjell albinfo.ch. Vizitorët duhet të mbajnë maskë fytyre kur nuk janë të ulur në tavolinën e tyre për të konsumuar ushqim ose pije.
Ushqimi dhe pijet mund të konsumohen vetëm gjatë uljes.
Vendet duhet t’u caktohen personave individualë.
– Nuk lejohen ngjarje private në ambiente të mbyllura
– Detyrim sektorial për ngjarjet me deri në 1000 persona
Nëse të dhënat e kontaktit mblidhen për ngjarje me më shumë se 100 dhe deri në një maksimum prej 1000 vizitorësh, duhet të bëhet një nënndarje në sektorë me një maksimum prej 100 personash.
Rekomandimi i punës nga shtëpia (Home office)
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













