Kosova
Lajçak: Asociacioni i komunave serbe në Kosovë duhet të krijohet
Në konferencën e fundit për media, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në Beograd tha se “çdo gjë për të cilën është rënë dakord, duhet të zbatohet”.
Për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë ka pasur pajtim, ai “është nënshkruar dhe duhet të realizohet”, tha ai.
“Hapi i radhës është të flitet për statutin e Asociacionit”, tha diplomati sllovak në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Lajçak tha se normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është në interesin e të dy popujve dhe të rajonit.
Sipas tij, parimi i tërë këtij procesi “është që në fund të mos ketë çështje të hapura ose të pazgjidhura”. Lajçak tha se nuk dëshiron të japë “afate artificiale” se kur mund të arrihet marrëveshja përfundimtare midis palëve, por shtoi se BE-ja do të ndihmojë që procesi të shkojë shpejt, “aq shpejt sa palët janë të gatshme të shkojnë”.
Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është parashikuar me një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkuar në Bruksel, në 2013. Dy vjet më vonë u arrit një marrëveshje për themelimin e tij, por Gjykata Kushtetuese në Kosovë kosntatoi se parimet për Asosacionin nuk janë në pajtim me Kushtetutën.
Lajçak, i cili qëndroi në kryeqytetin serb pas dy ditësh në Prishtinë, tha se nga “25 takimet” që ka pasur me zyrtarët kosovarë, “asnjë bashkëbisedues nuk ka thënë se nuk do t’i përmbushin obligimet”. Presidenti serb, Vuçiç, këmbëngul në krijimin e Asosacionit që duket se ka qenë pengesë për vijimin e dialogut në Bruksel. Por, pas takimit me Lajçak ai tha se është i gatshëm për takim, kurdo që i dërguari i BE-së ta caktojë atë.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









