Lajme
Task Forca Covid: Nëse vazhdon kështu, do të kemi mbi 2000 infeksione në ditë
"Me këtë ritëm që po shkon rritja e numrit të rasteve ne do të duhet të llogarisim me mbi 2000 raste në ditë në tetor". Kështu thonë në Task Forcën zvicerane
Task Forca Nacionale e Zvicrës, e ngritur për të luftuar koronavirusin konstaton një rritje të madhe të infeksioneve midis grupeve të rrezikut. Prandaj, Zvicra duhet të reagojë para se spitalet të mbushen përsëri, shkruan srf.ch.
“Në periudhën nga qershori deri në shtator numri i rasteve qe dyfishuar mesatarisht në çdo 3 deri në 4 javë”, thuhet në raportin e Task Forcës Kombëtare, të publikuar të premten, transmeton albinfo.ch. Por, në fillim të tetorit, dyfishimi ndodhi edhe më shpejt se në muajt e kaluar.
“Prandaj, nëse kjo tendencë vazhdon kështu, duhet pritur mbi 2000 raste në ditë gjatë tetorit.”
Sipas task forcës, në Zvicër duhet të kryhen më shumë teste se deri më tash.
Shkalla e pozitivitetit në ditët e fundit ka qenë mbi 7 për qind, ndërkohë që kufiri i rekomanduar i OBSH-së është 5 për qind.
Numri i të shtruarve në spital dhe i vdekjeve është dhjetëfishuar që nga qershori, por është akoma dukshëm më i ulët se në pranverë, përcjell albinfo.ch. “Tani mund të shihen më shumë infeksione tek grupet e rrezikut”.
Task forca parashikon një rritje të numrit të shtrimeve në spital. “Një rritje e shtrimeve në spital është tashmë e dukshme në zonat ku edhe rastet janë rritur më shumë.”
Për task forcën, “stabilizimi dhe zvogëlimi i numrit të rasteve ka përparësinë më të lartë. “Ne nuk duhet të reagojmë kur nivelet e shtrimit ose vdekjeve të jenë të larta”. Prandaj ekspertët këshillojnë:
• Zbatimin rigoroz të masave ekzistuese.
• Zvogëlimin e numrit dhe të madhësisë së tubimeve, veçanërisht në ambiente të mbyllura.
• Vënien e vazhdueshme e maskave në ambiente të mbyllura.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














