Futboll
Detaje të tjera: Shaqiri në izolim, humb ndeshjet me Zvicrën
Ylli shqiptar ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe do të izolohet për dhjetë ditë
Mediat zvicerane kanë bërë të ditur se Xherdan Shaqiri është infektuar me koronavirus.
Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) ka dhënë edhe disa detaje të tjera.
“Xherdan Shaqiri ka dalë pozitiv në testin për COVID-19. Në konsultim me autoritetet shëndetësore, ai është në izolim. Masat strikte mbrojtëse dhe kërkesat e UEFA-s për ekipet kombëtare në përputhje me ‘Protokollin e UEFA-s për rikthim’ janë respektuar në mënyrë rigoroze prej se filloi. Duke u bazuar në këtë, sqarimet janë duke ardhur nga autoritetet shëndetësore se si të veprohet”, thuhet në njoftimin e Federatës së Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Gjendja e tij shëndetësore raportohet se është e mirë.
Në Zvicër, njerëzit duhet të qëndrojnë në izolim për të paktën 10 ditë nga momenti i shfaqjes së simptomave apo i vërtetimit të infektimit me koronavirus.
Zvicra ka programuar ndeshjen miqësore me Kroacinë të mërkurën, ndërsa më 10 dhe 13 tetor do të përballet me Spanjën dhe Gjermaninë në Ligën e Kombeve.
Futbollisti nga Gjilani bëhet futbollisti i tretë i Liverpoolit i infektuar me COVID-19, pas Thiago Alcantaras dhe Sadio Manes.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














