Futboll
Challandes beson në fitore ndaj Maqedonisë Veriore
Kosova dhe Maqedonia Veriore do të përballen të enjtën, më 8 tetor në Shkup
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, në konferencën për shtyp për ndeshjen gjysmëfinale të play off-it me Maqedoninë e Veriut foli për shumë tema, por vëmendje të veçantë mori lënia jashtë skuadrës e Bernard Berishës, i cili e shfaqi qëndrimin e tij kundër trajnerit helvet me mënyrën e festimit të golit në humbjen 1-2 ndaj Greqisë.
Challandes theksoi se nuk është vetëm kjo arsyeja e mosgrumbullimit të futbollistit të Akhmat Grozny-t, gjithsesi për të dyert e Kombëtares mbeten të hapura, shkruajnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
“Unë jam trajneri dhe duhet të marr vendime që janë për të mirën e ekipin. Ai nuk është këtu për arsye të ndryshme e kam thënë dhe po e them: ne jemi një familje. Nëse ka probleme babai me njërin fëmijë, problemi duhet të mbetet në shtëpi. E njëjta vlen edhe për Bernardin apo ndonjë tjetër. Janë edhe disa arsye të tjera, nuk duhet t’i përmend. Kam folur një orë me Bernardin dhe shpresoj që kjo t’i shërbejë atij. Edhe për të dyert e Kombëtares janë të hapura”, është shprehur Challandes në konferencën për media.
Pesimist për Vedat Muriqi: “Për Vedat Muriqin duhet të presim deri të martën që të bëjë teste në koordinim me stafin mjekësor të Lazios, në mënyrë që ta shohim se sa do të ketë progres. Të shohim. Më duhet ta them se jam pesimist për mundësinë e rikuperimit në kohë për shkak të natyrës së lëndimit”, shtoi tutje trajneri zviceran.
“E njoh Kosovën, i njoh lojtarët e mi. E njoh mentalitetin tuaj, e njoh paksa edhe historinë tuaj. Do të kem një ekip luftëtarësh në fushë, jam i bindur për këtë. Nuk është vetëm një ndeshje futbolli. Është një vend i ri me të ardhme. Kemi lojtarë që po shkojnë në klube të mëdha. Ata nuk e harrojnë kurrë të kaluarën, se prej nga vijnë, rrënjët e tyre. Jam i sigurt se në fund të ndeshjes s’do të na mbetet merak për asgjë”.
Në fundi foli edhe për përballjen me Maqedoninë Veriore. “Shpresoj që të marrim rezultat të favorshëm ndaj Maqedonisë. Jemi në një periudhë jo të mirë, lojtarët janë në fazën e ndryshimit të ekipit. Nuk është një situatë e lehtë. Shpirti dhe mendja e jonë janë vetëm tek Maqedonia. Dy ndeshjet tjera janë po ashtu të rëndësishme. Me tri ndeshje në këtë kohë, është situatë e vështirë. Kam besim te skuadra”.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë














