Kosova
Ministri Krasniqi fton bizneset zvicerane të investojnë në Kosovë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, me të cilinë kanë biseduar për raportet tregtare, mundësinë e investimeve, rolin e diasporës shqiptare, turizmin dhe bujqësinë.
Ministri Krasniqi fillimisht ka falënderuar shtetin zviceran për mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i ka dhënë Kosovës.
“Nuk duhet harruar që Zvicra ka qenë dhe është një vend mik i Kosovës, që e ka ndihmuar vendin tonë si para luftës, gjatë dhe pas luftës në rimëkëmbje dhe në zhvillim”, ka thënë ministri Krasniqi.
Sipas një komunikate të MTI-së, Krasniqi ka theksuar nevojën për rritjen edhe më të madhe të bashkëpunimit dhe urave lidhëse të bizneseve Kosovë-Zvicër, duke iu bërë ftesë investitorëve zviceranë që të vijnë në Kosovë dhe të investojnë.
Duke folur për turizmin malor, ministri ka përmendur vendet me potencial të mrekullueshëm për skijim, si: Brezovica, Rugova, Brodi dhe Shala e Bajgorës.
“Zvicra, si një shtet i njohur për pista të skijimit dhe me një turizëm malor të zhvilluar, mund t’i ndihmojë këto zona duke i bërë atraksion jo vetëm për qytetarët e rajonit, por edhe për vizitorë të shteteve të Evropës Perëndimore”, ka theksuar ministri.
Ambasadori zviceran, Thomas Kolly, ka falënderuar ministrin për informacionet e prezantuara dhe ka shprehur gatishmërinë e shtetit helvetik për të vazhduar mbështetjen për Kosovën.
E-Diaspora
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani Një 18-vjeçar vdiq të premten si pasojë e një aksidenti që ndodhi teksa ai ishte duke...
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
Jeta në Austri
-
Carinthia: Dy të vdekur në liqene gjatë fundjavës Gjatë fundjavës, dy persona u mbytën në liqene, konfirmoi për APA një zëdhënës i Drejtorisë së...
-
A mund të natyralizohen fëmijët nën 18 vjeç në Austri?
-
Ekstremi i djathtë në Austri përpiqet të shfrytëzojë tragjedinë në Graz për përçarje dhe urrejtje
-
Austri: Sa po zbatohet vendimi për ndalimin e telefonave në shkolla?
-
Policia e Vjenës do të mbyllë 2/3 e stacioneve gjatë fundjavave dhe festave