Lajme
Vetëm 54% e zviceranëve duan të vaksinohen
Ndërkohë që 61 për qind e burrave të anketuar janë shprehur pro vaksinimit, këtë gatishmëri e kanë treguar vetëm 48 për qind e grave
Nëse do të sigurohej një vaksinim efikas kundër koronavirusit, çdo person i dytë në Zvicër do të pranonte të vaksinohej. Në përgjithësi, burrat tregojnë më shumë gatishmëri për tu vaksinuar sesa gratë.
Kjo tregohet nga një sondazh i botuar sot në gazetën “SonntagsZeitung”, transmeton albinfo.ch. Sondazhi është realizuar përmes internetit, në fund të shtatorit dhe në të kanë marrë pjesë 15,300 persona, në Zvicrën gjermanofolëse, Zvicrën frëngjishtfolëse dhe në atë italishtfolëse (Ticino).
Konkretisht, 54 për qind të të anketuarve kanë treguar gatishmërinë për t`u vaksinuar, 41 për qind janë kundër vaksinimit, përcjell albinfo.ch. Pesë për qind të tjerë, nuk kanë dashur të deklarohen.
Është interesant këtu dallimi në mes të gjinive, sa i përket vaksinimit. Kështu, ndërkohë që 61 për qind e burrave të anketuar janë shprehur pro vaksinimit, këtë gatishmëri e kanë treguar vetëm 48 për qind e grave.
Po kështu, sondazhi ka konstatuar një ndryshim të madh në varësi të grupmoshës: 70 për qind e personave mbi 65 vjeç – që janë dhe më të rrezikuarit – do të vaksinohen, ndërsa vetëm 45 për qind është shkalla e personave të moshave 18 deri 35 vjeç që pranojnë të vaksinohen.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














