Lajme
Azerbajxhani nuk do të ndalë luftën derisa të marrë nën kontroll Nagornin
Është bërë e ditur se presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, u zotua se do të luftojë derisa forcat armene të largohen nga territori i kontestueshëm i Nagorno-Karabakhut.
Luftimet atje kanë hyrë në ditën e katërt.
“Ne kemi vetëm një kusht: forcat e armatosura armene duhet t’i lënë pa kushte, plotësisht dhe menjëherë tokat tona”, tha Aliyev.
Më shumë se 100 njerëz janë raportuar të vrarë në luftimet më të rënda në vitet e fundit mbi rajonin e Nagorno-Karabakhut.
Ky territor zyrtarisht është pjesë e Azerbajxhanit, por ai qeveriset nga armenët etnikë.
Dy republikat sovjetike kanë zhvilluar një luftë për territorin në periudhën 1988-1994.
Është e paqartë se çfarë i ka shkaktuar luftimet e fundit dhe ka shqetësime se fuqitë ndërkombëtare mund të tërhiqen në konflikt.
Të mërkurën, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se është “jashtëzakonisht i shqetësuar nga mesazhet luftarake” që vijnë nga Turqia – një aleate e Azerbajxhanit.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, e akuzoi Macronin për mbështetje të okupimit.
Turqia ka thënë se është “plotësisht e gatshme” ta ndihmojë Azerbajxhanin në rikthimin e enklavës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









