Lajme
A do të ketë bllokim të dytë në Mbretërinë e Bashkuar?
Britania e Madhe është duke shqyrtuar nëse do të vendosë një bllokim të dytë kombëtar, pasi rastet e reja me COVID-19 pothuajse u dyfishuan në 6,000 në ditë, pranimet në spital u rritën dhe nivelet e infeksioneve u rritën nëpër pjesë të Anglisë Veriore dhe Londrës.
Mbretëria e Bashkuar ka raportuar numrin e pestë më të madh të vdekjeve nga COVID-19 në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit, Indisë dhe Meksikës, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti i Mjekësisë, Johns Hopkins.
I pyetur nëse një bllokim i dytë kombëtar do të ndodhte, sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se pranimet në spital ishin dyfishuar çdo tetë ditë, por se një vlerësim thelbësor i modeluar nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) do të ishte thelbësor.
“Ka prova të niveleve më të larta të infeksionit në Veri-Perëndim dhe Londër”, tha ONS.
Përderisa ato shifra u botuan, Britania imponoi rregullime të reja COVID në North West, Midlands dhe West Yorkshire nga e marta.
I pyetur nga Sky News në lidhje me perspektivën e një bllokimi të dytë kombëtar muajin tjetër, Hancock tha se një bllokim do të ishte një mundësi e fundit.
“Numri i njerëzve në spital dyfishohet çdo tetë ditë apo më shumë… ne do të bëjmë atë që duhet për t’i mbajtur njerëzit të sigurt”, tha Hancock. “Ne i mbajmë këto gjëra nën shqyrtim”.
I pyetur në lidhje me një bllokim të dytë, ai tha: “Unë nuk mund t’ju jap atë përgjigje tani”, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














