Lajme
Zvicra dhe Austria, dy zona me rrezik të lartë për koronavirus
Në 24 orët e fundit, Zvicra ka 514 raste të reja me koronavirus, ndërkohë Austria 768 raste.
Zvicra tashmë është zyrtarisht një zonë me rrezik të lartë për koronavirusin, sipas një pragu të vendosur nga qeveria zvicerane.
Është bërë e ditur nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) se sot në Zvicër janë raportuar 514 infeksione të konfirmuara me koronavirus brenda 24 orëve, transmeton albinfo.ch.
Sipas statistikave, deri tani 48,265 raste të konfirmuara nga laboratori që nga fillimi i pandemisë, sipas BAG. Ndërkohë asnjë viktimë nuk është shënuar sot.
Që nga mesi i qershorit Zvicra ka pasur një rritje shqetësuese në rastet e reja të Covid-19.
Deri më tani në Zvicër dhe Lihtenshtajn janë kryer 1,221,858 për Sars-CoV-2, që është agjent shkaktar i sëmundjes së frymëmarrjes Covid-19, transmeton tutje albinfo.ch.
Nga ana tjetër, autoritetet shëndetësore austriake thonë se në 24 orët e fundit, 768 raste të reja janë shënuar në gjithë Austrinë.
Në 24 orët e fundit është shënuar një viktim me Covid-19 në Ausri dhe që nga fillimi i pandemisë ka 35,073 të infektuar.
Austria ka kryer 1,379,839 testime në tërë territorin e saj. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












