Lajme
Sindikatat zvicerane kërkojnë rritje “urgjente” të pagave për 2 për qind
"Në vitet e fundit, pagat kanë ngecur pavarësisht nga trendi i mirë ekonomik. Vetëm në vitin 2019, pagat reale qenë rritur për rret" 0.5 për qind"
Për vitin 2020/2021, SGB (Federata e Sindikatave të Zvicrës) kërkon rritje të pagave deri në 100 franga në muaj ose deri në dy për qind në sektorë dhe kompani ku kjo është e mundur ekonomikisht, shkruan srf.ch. Për shkak të mungesës së ndonjë ngritjeje të pagave në vitet e fundit, kjo është urgjentisht e nevojshme, thonë në SGB.
Në vitet e fundit, pagat kanë ngecur pavarësisht nga trendi i mirë ekonomik. Vetëm në vitin 2019, pas dy viteve të këqija, pagat reale qenë rritur për rreth 0.5 për qind, shkruan Federata Zvicerane e Sindikatave në një komunikatë të publikuar në konferencën mediatike të mbajtur të hënën.
“Në kushtet e zhvillimeve të mira në rrafshin ekonomik, me rritjen e produktit të brendshëm bruto për 5.9 për qind (2017 deri në 2019), kjo rritje ishte plotësisht e pamjaftueshme, transmeton albinfo.ch. Prandaj rritja e pagave është urgjentisht e nevojshme”.
Që nga kriza financiare e vitit 2008, punëdhënësit janë arsyetuar kundër rritjes adekuate të pagave me argumentin e krizës, kritikon SGB. Siç është treguar tashmë, situata reale ekonomike është më e mirë. “Argumenti i krizës globale nuk funksionon më. Përmirësime të konsiderueshme janë të nevojshme në degët që kanë pasur zhvillim të mirë”.
Konkretisht, SGB po bën thirrje për rritje të pagave deri në 100 franga në muaj ose deri në 2 për qind në ata sektorë dhe kompani ku kjo është e mundur ekonomikisht, përcjell albinfo.ch. Edhe në sektorët në të cilët tani në kohë të krizës së koronavirusit me punë me kohë të shkurtër, punëdhënësit duhet të paguajnë pagën e plotë të muajit të 13-të.
Po ashtu, aty ku aktualisht ende punohet me orar të shkurtër, SGB u bën thirrje kompanive të rrisin pagat e punëtorëve me të ardhura të ulëta në 100 për qind, ashtu siç kanë bërë tashmë tashmë kompani të ndryshme.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci














