Lajme
Mbi 100 tonë tranguj të Shqipërisë eksportohen në Austri
230 fermerë në qarkun e Fierit prodhojnë mbi 100 tonë trangull “Kornishon” ekskluzivisht për eksport në Austri.
Ekspertët e bujqësisë i thanë ATSH-së “se në sezonin e parë (mbjelljet e pranverës), firma austriake kishte lidhur kontratë me 140 fermerë të zonës për eksportin e rreth 70 tonëve trangujsh “Kornishon”, transmeton albinfo.ch.
Por, duke parë kërkesat në rritje të tregut austriak për këtë produkt, në sezonin e dytë të mbjelljeve kompania austriake e shtoi edhe me 90 numrin e kontratave me fermerët e zonës.
Sot kompania austriake ka lidhur kontrata me 230 fermerë fierakë për eksportin e llojit të trangullit “Kornishon”, që përdoret kryesisht për përpunim industrial (turshi), përcjell albinfo.ch.
“Ky produkt shkon dhe në shtete të tjera, por ekskluzivitetin e ka Austria. Kompania austriake sjell vetë farën, teknologjinë dhe përgjigjet për analizat e mbetjeve dhe treguesit organoleptikë, duke garantuar një prodhim të sigurt për eksport nga Shqipëria, sipas standardeve ndërkombëtare”, shprehen ekspertët.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi














