Lajme
Grupet kriminale nga Ballkani, shqetësim për Spanjën
"Bandat serbe po luftojnë grupe kriminale holandeze dhe francezo-algjeriane për dominim në tregun e kontrabandës së drogës në Spanjë”
Duke cituar të dhëna nga Qendra e Inteligjencës së Spanjës për Luftën kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar, gazeta El Pais bën të ditur se grupe kriminale të organizuara nga Ballkani shpesh fshihen në shtetin spanjoll.
Burime brenda policisë pretendojnë se “bandat serbe tani po luftojnë grupe kriminale holandeze dhe francezo-algjeriane për dominim në tregun e kontrabandës së drogës në Spanjë” dhe se po ndodhin të shtëna, rrëmbime dhe veprime të tjera të dhunshme, të tilla, si zjarri i fundit në një hotel në Marbella.
“Raportet e policisë tregojnë se grupet e para kriminale mbërritën në Spanjë në fund të luftës në Ballkan, pra në vitin 2001. Raportet tregojnë se grupet kriminale shqiptare, të cilat merren me vjedhje nga parqet industriale dhe shtëpitë e pronarëve të pasur, mbërritën në vend para bandave nga Serbia-Mali i Zi”, shkruan EL Pais.
Burime nga Garda Civile Spanjolle shpjeguan se “qytetarët e Serbisë dhe Malit të Zi janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar që merret me kontrabandën e drogës dhe armëve, gjë që i bën ata edhe më të rrezikshëm”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










