Lajme
Një rast pozitiv në Forumin Ekonomik Zviceran me 900 pjesëmarrës
Mjeku i kantonit ka urdhëruar vendosjen në karantinë vetëm për një mysafir i cili ishte në kontakt me pjesëmarrësin e sëmurë
Një vizitor i Forumit Ekonomik Zviceran (SEF) që po mbahet në Montreux (Vaud) ka rezultuar pozitiv në testimin e bërë për virusin korona.
Organizatorët kanë informuar të shtunën rreth 900 pjesëmarrës të forumit lidhur me rastin, shkruan srf.ch. Mjeku i kantonit me këtë rast ka urdhëruar që një tjetër mysafir të vihej në karantinë.
Të gjithë pjesëmarrësit janë informuar për rastin nga dora e parë me SMS, ka thënë për emdiat një zëdhënës i SEF, transmeton albinfo.ch. Nuk ka asnjë arsye shqetësimi për pjesëmarrësit.
Mjeku i kantonit ka urdhëruar vendosjen në karantinë vetëm për një mysafir i cili ishte në kontakt me pjesëmarrësin e sëmurë, ka shtuar zëdhënësi. Nuk janë urdhëruar masa shtesë.
Personi i sëmurë ka rezultuar pozitiv të premten, thuhet në një njoftim të SEF, përcjell albinfo.ch. Një ditë më parë, herët në mëngjes, personi nga kantoni i Cyrihut kishte simptoma . Në mbrëmje ai e kishte kërkuar vetë që të testohej.
Sipas informacionit, gjendja e personit në fjalë po shkon drejt përmirësimit
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














