Kosova
Cakaj: Kosova gjithmonë ka fituar nga mbështetja e SHBA-së
Kosova gjithmonë vetëm ka fituar nga ndërhyrja dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shprehet ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Cakaj.
Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është një hap i jashtëzakonshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes së ndërsjellë.
Kjo marrëveshje do të krijojë jo vetëm parakushtet për një zhvillim të hovshëm ekonomik të Republikës së Kosovës, por edhe do të mundësojë zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, si një prej pjesëve më të dhimbshme nga lufta e fundit në Kosovë.
Njohja e pavarësisë së Republikës të Kosovës nga Izraeli, ndërkaq, është shenjë e rikthimit të fuqishëm të kauzës së drejtë të saj në arenën ndërkombëtare.
Zoti i bekoftë shqiptarët, Kosovën e Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës... -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













