Lajme
Mbi 1 milion testime për Covid-19 në Zvicër
Të dhënat e fundit në Zvicër rreth numrit të të prekurve nga koronavirusi
Mbi 1 milion testime janë kryer në Zvicër që nga fillimi i pandemisë. Të dhënat e fundit tregojnë se në Zvicër që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka bërë 1,023,203 testime gjithë popullatës zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Nga numri total i testimeve, 42,393 persona kanë dalë të infektuar me koronavirus.
Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë bërë të ditur se Zvicra ka rritje mesatare të infeksioneve. Vlen të theksohet se që prej fillimit të qershorit 2020 kantonet me shkallë më të lartë të infeksionit për frymë kanë qenë: Gjeneva, Jura, Valais, Fribourg, Zug, Vaud, Cyrih, Schwyz, Uri dhe Aargau, sipas korona-data.ch. Gjeneva dhe Jura kanë udhëhequr listën me normat më të larta të infeksionit në Zvicër që nga 1 qershori i vitit 2020.
Sidoqftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur dukshëm në këto ditët e fundit. Gjatë kësaj jave, në Zvicër janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur në 36,300 persona.
Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës "Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë... -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











