Lajme
A do të mjaftojë vetëm një herë vaksinimi kundër Covid?
Edhe kur bota të zhvillojë vaksinën kundër koronavirusit, njerëzit ka të ngjarë të kenë nevojë për dy doza, jo vetëm një dhe kjo mund të shkaktojë probleme, raporton CNN, përcjell Albinfo.ch.
Një nga problemet është shpërndarja e vaksinës dhe furnizimi i vendeve. Shqetësime të tjera të mundshme kanë të bëjnë me bindjen e njerëzve. Bindja e njerëzve që të shkojnë për të bërë vaksinën jo një herë, por dy herë, mund të jetë e frikshme për ta, shkruan abcnews.al.
“Nuk ka dyshim se ky do të jetë programi më i ndërlikuar, më i madh i vaksinimit në historinë njerëzore, dhe do të ketë një tjetër nivel përpjekjeje, sofistikimi, që ne kurrë nuk e kemi provuar më parë”, tha Kelly Moore, mjeke në Universitetin Vanderbilt.
Dy nga kompanitë që po zhvillojnë vaksina kundër Covid-19, Moderna dhe Pfizer, tani janë në Fazën 3 të provave klinike. 30,000 vullnetarë po marrin dy doza nga Moderna në një distancë kohore prej 28 ditësh dhe Pfizer me 21 ditë.
AstraZeneca pritet të fillojë provat e Fazës 3 këtë muaj. Novavax ende nuk ka filluar provat e Fazës 3, por ka përdorur dy doza në provat e tyre të mëparshme, shkruan abcnews.al.
Në provat e ardhshme të fazës 3 të Johnson & Johnson, disa pjesëmarrës do të marrin një dozë dhe të tjerët do të marrin dy doza. Nuk është për t’u habitur që njerëzit të kenë nevojë të vaksinohen 2 herë, pasi shumë vaksina të Hepatitit A dhe vaksina Herpes – kërkojnë dy doza.
Disa kërkojnë edhe më shumë – fëmijët marrin pesë doza të vaksinës DTaP, e cila i mbron ata nga difteria, tetanozi dhe pertusis.
Do të jetë shumë e vështirë të bindësh amerikanët të vaksinohen vetëm një herë, imagjinoni 2 herë. Sipas sondazhit të CNN këtë muaj, 40% e amerikanëve deklaruan se nuk do të vaksinohen edhe nëse është falas.
Pavarësisht se ka persona që duan të vaksinohen, të sigurosh 660 milionë doza për 330 milionë amerikanë dhe t’i bindësh të vaksinohen 2 herë duket si mision i pamundur.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro Ansambli tetovar po merr pjesë në aktivitete kulturore në rajonin Lapta/Girne, duke prezantuar valle dhe tradita... -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













