Lajme
Studimi: Gati 90% e të diagnostikuarve me virus mund të mos kenë mjaft ngarkesë virale për të infektuar të tjerët!
Gati 90 për qind e njerëzve të testuar për COVID-19 në Massachusetts, në New York dhe Nevada gjatë muajit korrik kishin shumë pak gjurmë të virusit, dhe kjo sipas ekspertëve mund të ndodhë edhe për shkak se testet e sotme janë “tepër të ndjeshme”.
Specialistët e shëndetësisë mendojnë se testimi PCR – mënyra më e përhapur sot për të diagnostikuar COVID-19-, duhet të pësojë disa rregullime në mënyrë që të përjashtojë njerëzit të cilët kanë sasi të parëndësishme të virusit në trupat e tyre, sepse ka të ngjarë që ata të mos jenë ngjitës. Sot testi PCR, nuk thotë shumë për nivelin e virusit që njeriu ka në trup, shkruan tch, përcjell Albinfo.ch
Sot në Shtetet e Bashkuara ka gati 6 milionë raste dhe ka mbi 182,000 vdekje. SHBA-ja regjistroi të dielën një normë pozitive ditore prej 8.62 përqind, sipas të dhënave të Institutit Johns Hopkins. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se vendet që kanë kryer testime të gjera për COVID-19, duhet të qëndrojnë në nivelin në 5 përqind ose më të ulët se kaq për të paktën 14 ditë përpara rihapjes.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










