Lajme
Roboti që u jep kurajo të sëmurëve me COVID-19
Prania e tij redukton rreziqet e kontaminimit mes personelit mjekësor dhe jep një mbështetje psikologjike për pacientët.
Në një spital të Meskikos, një robot i vogël shkon dhomë më dhomë për të vizituar të sëmurët me COVID-19.
“Përshëndetje! Unë jam Laluchy, roboti i vogël. Si të quajnë?, përsërit androidi 1,40 metra dhe 37 kilogramë, para se të vendosë pacientin në marrëdhënie me një psikolog.
Vendosur në pjesën e sipërme të robotit, një ekran mundëson dialogun, duke shmangur kontaktin fizik dhe rrezikun e infektimit.
Roboti zhvendoset vetëm dhe mundëson vendosjen e marrëdhënies së pacientit me të afërmit (…), ai mundëson gjithashtu komunikimin me personelin mjekësor”, thekson neuropsikologia Lucia Ledesma, nga spitali “20 de Noviembre”, shkruan AFP, transmeton Albinfo.ch.
“Kjo na ka ndihmuar për shëndetin mendor të pacientit”, thekson Sandra Muñoz, zyrtare e strategjisë kundër koronavirusit të ri brenda institucionit.
Roboti u integrua në spital në muajin korrik si një “bashkë-terapist” në departamentin që trajton pacientët me COVID-19.
Përveç lidhjes, ai mund të bëjë tinguj relaksues për të zvogëluar stresin dhe ankthin e shkaktuar nga izolimi i pacientit.
Nga teknologjia meksikane, roboti ka një sistem të integruar të njohjes së fytyrës dhe lëviz falë sensorëve.
“Kjo na lejon të jemi të pranishëm përmes robotit, por pa ndonjë ekspozim ndaj aerosoleve në zonën COVID-19”, nënvizon Lucia Ledesma.
Për Rosa Maria Velazquez, një e sëmurë 55-vjeçare, përdorimi i kësaj teknologjie është një ide e mirë, pasi nëpërmjet tij të afërmit tanë na shohin dhe ne i shikojmë, kjo u jep kurajo të gjithëve.
E-Diaspora
-
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës "Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë... -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












