Lajme
Ekspertët shëndetësorë, të shqetësuar për hapjen e shkollave
Një numër i madh i shkollave dhe universiteteve në shumë shtete të botës kanë filluar të hapen. Ajo që po i mundon të gjithë prindërit është se a do të jenë të sigurt fëmijët nga infektimi me COVID-19, transmeton albinfo.ch.
“Fëmijët thjesht nuk kanë pasur shumë kontakte me mjedisin e jashtëm”, tha korrespodenti kryesor i mjekësisë për CNN, Dr Sanjay Gupta.
“Ndërsa ne po shohim që fëmijët dita-ditës kanë më shumë kontakte me njerëzit jashtë, ne po shohim që numrat po rriten me një ritëm gjithnjë e më të shpejtë. Kjo është arsyeja pse unë jam i shqetësuar për shkollat”, shtoi ai.
Simptomat e COVID-19 janë të njëjta te fëmijët sikurse tek të rriturit, sipas ekspertëve.
“Nëse shikoni listën e gjatë të simptomave si bllokim, kollë, ethe, humbjen e ndjenjës së aromës, të gjitha këto mund të ndodhin si te të rriturit, ashtu edhe te fëmijët”, tha O’Leary.
Shenjat e tjera kryesore përfshijnë vështirësi në frymëmarrje, skuqje, veçanërisht ajo që po përhapet shpejt, mungesë energjie dhe problemet e mbajtjes së një fëmije zgjuar, tha pediatri Dr. Daniel Cohen. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro Ansambli tetovar po merr pjesë në aktivitete kulturore në rajonin Lapta/Girne, duke prezantuar valle dhe tradita... -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













