Lajme
SHBA blen edhe 100 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19
Sipas informacioneve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë arritur marrëveshje në vlerë të 1.5 miliard dollarëve me kompaninë Moderna për furnizim me 100 milionë doza të vaksinës eksperimentale kundër koronavirusit, përcjell albinfo.ch.
Kjo marrëveshje është bërë e ditur nga Shtëpia e Bardhë më 11 gusht, pavarësisht pse SHBA-ja veçse ka arritur pajtueshmëri edhe me kompani të tjera për të siguruar miliona doza të vaksinës kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.
Ekipi i administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për këtë çështje është duke bërë përpjekje për zhvillim, prodhim dhe shpërndarje të vaksinës kundër koronavirusit deri në fund të vitit, transmeton REL.
Moderna, në bashkëpunim me Institutet Kombëtare për Shëndetësi në SHBA, janë duke kryer fazën e tretë të testimeve klinike dhe janë duke prodhuar disa doza, që në rast të rezultatit të suksesshëm, shpërndarja e saj të jetë më e lehtë, transmeton REL.
Në gjithë botën janë duke u zhvilluar më shumë se 150 vaksina kundër këtij virusi, derisa 25 janë testuar edhe në njerëz, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Më 11 gusht Rusia është bërë shteti i parë që ka thënë të ketë miratuar vaksinën kundër COVID-19, duke e emëruar, Sputnik V.
Mirëpo deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin, se vaksina është e sigurt dhe efektive, janë parë me dyshim nga shkencëtarët.
Ata kanë vënë në pikëpyetje vendimin për regjistrim të vaksinës para përfundimit të fazës së tretë të testimit dhe rishikimit të rezulateve nga ekspertë të pavarur mjekësorë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











