Kosova
Fluturimet e “Austrian Airlines” nga aeroporti i Prishtinës po realizohen me ritëm të lartë
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara, u ka uruar mirëseardhje të gjithë udhëtarëve që vijnë nga Austria dhe vendet e tjera.
Kompania “Austrian Airlines”, e cila ka rikthyer fluturimet nga Vjena në Prishtinë që nga data 1 gusht, është duke i realizuar fluturimet me ritëm të lartë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara, përmes një postimi në Facebook.
Ajo u ka uruar mirëseardhje të gjithë udhëtarëve që vijnë nga Austria dhe vendet e tjera, përcjell Albinfo Austria.
Postimi i saj i plotë në Facebook:
“Ju dëshirojmë mirëseardhje të gjithë udhëtarëve që vijnë nga Austria dhe destinacionet e tjera anekënd botës!
Në vazhdimësi të realizimit të fluturimeve në ANP ‘Adem Jashari’ LKIA, është kënaqësi që Austrian Airlines, i cili riktheu fluturimet për dhe nga Viena nga data 01 gusht 2020, është duke operuar me një ritëm të lartë, karakteristikë kjo e sezonës verore”, ka shkruar ajo.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











