Lajme
Koronavirusi merr 1713 jetë në Zvicër që nga fillimi i pandemisë
Të dhënat e fundit në Zvicër rreth koronavirusit
Statistikat e fundit tregojnë se në Zvicër që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë shënuar 1713 viktima, shkruan albinfo.ch.
Nga ana tjetër, 36,895 persona kanë dalë gjithsej të infektuar me koronavirus. Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë bërë të ditur se Zvicra ka rritje mesatare të infeksioneve. Vlen të theksohet se që prej fillimit të qershorit 2020 kantonet me shkallë më të lartë të infeksionit për frymë kanë qenë: Gjeneva, Jura, Valais, Fribourg, Zug, Vaud, Cyrih, Schwyz, Uri dhe Aargau, sipas korona-data.ch. Gjeneva dhe Jura kanë udhëhequr listën me normat më të larta të infeksionit në Zvicër që nga 1 qershori i vitit 2020.
Sidoqftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur dukshëm në këto ditët e fundit. Gjatë kësaj jave në Zvicër janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur në 32.400 persona.
Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












