Lajme
Kurti: Zvicra, model për zhvillimin e Kosovës
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar shtetin zviceran me rastin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, duke thënë se është shtet shembull i demokracisë për gjithë botën.
“Sot është Dita Kombëtare e Zvicrës, festë e cila kremtohet nga shumë zviceranë anembanë botës. Ata vetë e zgjodhën këtë datë, me një referendum, dhe e vendosën ta kenë si Festë Kombëtare në vitin 1994, duke dhënë shembullin për demokracinë direkte zvicerane, të famshme anembanë botës. Me gjithë dimensionin modern, data bart edhe peshën historike, ajo shënon themelimin e konfederatës 729 vjet më parë, si një bashkim vullnetar popujsh e kantonesh”, thotë Kurti.
Ai me këtë rast ka përkujtuar se Zvicra është mike e madhe e shqiptarëve, atdhe i dytë për mbi 250 mijë shqiptarë dhe streh e sigurt për shumë veprimtarë të përndjekur në të kaluarin.
“Përveçse Zvicra është mike e madhe e shqiptarëve dhe e Kosovës, ajo është edhe atdhe i dytë për mbi 250.000 shqiptarë. Shumica syresh janë nga Kosova e nga trojet e tjera që dikur sundoheshin nga Jugosllavia. Ata kanë nisur të shkojnë në Zvicër qysh në vitet ‘60, dhe kanë vazhduar të mërgojnë drejt atij vendi për shkak të diskriminimeve kombëtare, politike dhe ekonomike në vendlindjen e pushtuar. Zvicra ka qenë strehë e sigurt për shumë veprimtarë të përndjekur, dhe ka qenë bazë e rëndësishme e atdhetarizmit tonë. Gjatë luftës ai vend ndihmoi strehimin e të shpërngulurve me dhunë, mbajti ndërkombëtarisht anën e drejtë, dhe vazhdimisht e ka ndihmuar Kosovën pas çlirimit e pavarësisë”, shkruan ai.
Kurti ka shtuar se ka ardhur koha që tani Zvicrën ta shohim, jo më si destinacion mërgimi, por si model zhvillimi për Kosovën, përcjell albinfo.ch.
“Me mirënjohje të madhe për ndihmën që na ka dhënë si shtet e si popull, ia uroj Zvicrës Ditën e saj Kombëtare, e cila është ditë e shënuar edhe për shqiptaro-zviceranët. Ka ardhur koha që Zvicrën ta shohim, jo më si destinacion mërgimi, por si model zhvillimi për vendin tonë. Kjo nuk është e pamundur, nëse çlirohemi prej të korruptuarve, ashtu siç u çliruam prej pushtuesve. Kam bindjen se do t’ia dalim, edhe me ndihmën e vendeve mike, si Zvicra, por edhe me atë të mërgatës sonë, që kurrë nuk e harron atdheun”, ka shkruar Kurti në Facebook.
E-Diaspora
-
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren Filmat e shkurtër që rezultuan nga ky projekt do të shfaqen në Kino Rex të Bernës,... -
Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA -
Lea Ypi nderohet me Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik 2026 -
Letër falënderimi e organizatorëve të manifestimit të Ditës së të Zhdukurve me forcë -
Në vendkalimet kufitare të Kosovës, pa pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci “Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë... -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime















