Lajme
Ndjek vjedhësit e portofolit nga Bazeli në Francë
Kur më në fund i arriti, ai u sulmua nga ta me sprej dhe, i lënduar, përfundoi në spital, në dhomën e urgjencës
Dy persona i vodhën portofolin një burri 42 vjeçar në Bazel. Kjo ka ndodhur të enjten në mbrëmje rreth orës 19.30. Sapo e vuri re vjedhjen, ai u vu në ndjekje me biçikletë dy hajnat që po iknin në drejtim të kufirit me Francën.
Kur më në fund i arriti, ai u sulmua nga ta me sprej dhe, i lënduar, përfundoi në spital, në dhomën e urgjencës, shkruan sda.ch.
Ndërkaq, hajdutët arritën të shpëtojnë, transmeton albinfo.ch. Një kalimtar ka nxituar për të ndihmuar të dëmtuarin. Kërkimi i menjëhershëm i policisë për personat e dyshuar, ishte i pasuksesshëm. Ata, sipas viktimës janë midis 25 dhe 30 vjeç dhe vijnë nga Afrika e Veriut.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














