Lajme
Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër uron Kurban Bajramin
Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, në emër timin dhe të besimtarëve muslimanë shqiptarë në Zvicër, ua uroj festën e madhe të Kurban-Bajramit.
Festa e Kurban-Bajramit na kujton pejgamberin e Zotit, Ibrahimin a.s., i cili konsiderohet si profeti qendror i feve monoteiste, por që botën nuk e shikonte nga perspektiva e forcës, imponimit dhe dominimit, por nga ajo e zemërgjerësisë, ngrohtësisë shpirtërore, tolerancës, drejtësisë dhe dashurisë.
Po ashtu, kjo festë e madhe ndërlidhet ngushtë edhe me kryerjen e Haxhit, i cili për këtë vit, për shkak të pandemisë Covid-19, organizohet në një formë ndryshe nga sa jemi mësuar me dekada ta shohim. Pavarësisht kësaj gjendjeje, besimtarët mund të nxjerrin mësime dhe porosi të shumta nga mesazhet dhe simbolika e veprimeve të këtij ibade të madh të Haxhit.
Motra dhe vëllezër të shtrenjtë! Duke i shfrytëzuar mirësitë e ditëve festive të Kurban-Bajramit, tekbiret që këndohen, kurbanët që theren, vizitat që i bëjmë te familjarët dhe miqtë, si dhe veprat e mira të tjera që i bëjmë, le të orvatemi ta ndryshojmë vetveten për të mirë dhe të pastrohemi nga çdo veti e keqe dhe negative.
Le t’i festojmë dhe t’i shënojmë këto ditë bajrami në mënyrë të dinjitetshme, duke mos harruar as ata që kanë nevojë për ndihmën tonë: jetimët, skamnorët dhe të sëmurët. Në therjen e kurbanëve ta ndjekim Ibrahimin a.s., duke i gostitur me to familjet, fqinjët dhe nevojtarët. Lusim Zotin e Plotfuqishëm që t‘ju dhurojë mirësi, paqe dhe dashuri! Amin.
Urime dhe me fat festa e Kurban Bajramit!
Mehas Alija
Kryetar i UBISHZ
E-Diaspora
-
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës... -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













