Lajme
Kosovë: Bie regjistrimi i bizneseve të reja, shkaku i pandemisë
Në tremujorin e dytë të këtij viti janë regjistruar 2,033 ndërmarrje dhe krahasuar me tremujorin paraprak, ka një rënie prej 12 për qind të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak, ka rënie prej 23.4 për qind të ndërmarrjeve të regjistruara.
Kështu thuhet në raportin “Ndërmarrjet ekonomike në Kosovë, tremujori i dytë 2020”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Për sa u përket aktiviteteve ekonomike, më të preferuarat gjatë këtij tremujori ishin tregtia me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 488 ndërmarrje të regjistruara apo 24 për qind, ndërtimtaria me 328 ndërmarrje të regjistruara apo 16.1 për qind, prodhimi me 309 ndërmarrje të regjistruara apo 15.2 për qind, akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 191 ndërmarrje të regjistruara me 9.4 për qind dhe aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 189 ndërmarrje të regjistruara me 9.3 për qind.
Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 1,963 ndërmarrje të regjistruara, në këtë tremujor me 96.6 për qind, me 5 deri 9 të punësuar janë 53 sosh apo 2.6 për qind, me 10 deri në 19 të punësuar janë 11 ndërmarrje të regjistruara me 0.5 për qind me 20 deri 249 të punësuar janë 6 ndërmarrje të regjistruara me 0.3 për qind, ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar, nuk ka ndonjë ndërmarrje të regjistruar gjatë këtij tremujori.
Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave prin Komuna e Prishtinës me 551 ndërmarrje të regjistruara apo 27.1 për qind, ndjekur nga Ferizaj me 164 ndërmarrje të regjistruara apo 8.1 për qind, Prizreni me 153 ndërmarrje të regjistruara me 7.5 për qind, Peja me 127 ndërmarrje të regjistruara me 6.2 për qind, Gjilani me 110 ndërmarrje të regjistruara apo 5.4 për qind dhe Gjakova me 108 ndërmarrje të regjistruara me 5.3 për qind, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












