Lajme
Eksperti austriak krahason Kosovën me Wuhanin
Franz Allerberger, udhëheqës i Departamentit për Mjekësi Humane brenda Agjencisë austriake për Siguri të Ushqimit (AGES), vlerëson se shkalla e të infektuarve me koronavirus në shtetet si Kosova dhe Bullgaria shkon në rreth 50 për qind.
Ai nuk u beson shifrave zyrtare të shteteve të Ballkanit, pasi që shifrat reale janë “rreth dhjetëfish më të larta”, ka thënë për të përjavshmen austriake “Profil”, përcjell albinfo.ch.
Sipas analizave të AGES-it, numri i të infektuarve në Austri lidhet në masë të konsiderueshme me ata që vijnë nga shtetet e Ballkanit ose Turqia, raportojnë mediat austriake, përcjell albinfo.ch.
Allerberger ka krahasur Kosovën dhe vendet e Ballkanit me Wuhanin dhe Ischglit, pasi sipas tij, pas bërjes së testeve serologjike, këto dy vende kishin shkallën e infektimit 43 për qind.
Sipas shifrave të “Complexity Science Hub” (CSH) në Vjenë, Bullgaria deri më tani ka regjistruar rreth 10.400 të infektuar, Rumania 45.000, Serbia 23.700, Mali i Zi 2.800, Shqipëria 4.800, Maqedonia e Veriut 10.000, Bosnja 10.000 dhe Kosova 7.100.
Kosova dje ka shënuar edhe rekord të ri të rasteve, gjithsej 273 nga 404 testime të kryera brenda 24 orëve.
Shkaku i sezonit të pushimeve, Qeveria në Austri ka lëshuar paralajmërime për shtetet e Ballkanit.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












