Lajme
Shqipëri, votat e diasporës do të garantohen njësoj si për shtetasit shqiptarë
Kuvendi i Shqipërisë vendosi ndryshimin e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Vota e shtetasve shqiptarë jashtë vendit do të garantohet njësoj si për shtetasit shqiptarë që do të votojnë në Shqipëri, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se vota e shtetasve shqiptarë jashtë vendit tashmë do të garantohet njësoj si për shtetasit shqiptarë që do të votojnë në Shqipëri. Ndryshimet janë produkt i konsensusit midis mazhorancës dhe opozitës në Këshillin Politik.
Ndryshimet e miratuara në Kodin Zgjedhor përcaktojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si institucionin i cili do të drejtojë dhe mbikëqyrë procesin për votimin nga jashtë vendit në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë të bëjnë me të drejtën e votës për zgjedhësit që kanë vendbanim të përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që janë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.
Sipas ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, votimi nga jashtë vendit do të organizohet dhe administrohet nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve. Ai do të vendosë për sistemin e rregullave dhe procedurat e votimit jashtë vendit.
Vota e votuesve nga jashtë vendit do të administrohet nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, duke garantuar integritetin e votimit dhe fshehtësinë e votës, nga çdo ndërhyrje mbi fletët e votimit ose mbi informacionin elektronik të votimit që administrohet prej saj.
Votimi nga jashtë vendit do të quhet i çelur nga dita që KQZ nis procedurat për dërgimin e dokumentacionit të votimit, ose sipas rastit dokumentacionit udhëzues në adresë të zgjedhësve jashtë vendit.
Rregullat për administrimin e materialit zgjedhor ose të informacionit të votimit, të regjistruar dhe ruajtur nga sistemet e teknologjisë informatike, për votimin nga jashtë vendit si dhe për testimin parazgjedhor dhe verifikimin parazgjedhor të sistemeve, janë pjesë e rregullave të përgjithshme që Komisioni Qendror Zgjedhor do të miratojë për administrimin e materialit zgjedhor apo për përdorimin e sistemeve të teknologjisë informatike në zgjedhje.
Në Kodin Zgjedhor është përcaktuar se garancitë ligjore për vëzhgimin, monitorimin dhe aksesin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë administrimit të votave nga jashtë vendit, si dhe për testimin, verifikimin dhe sigurinë e materialit zgjedhor apo të sistemeve të teknologjisë informatike që përdoren për këtë votim nuk mund të jenë më të ulta se sa ato për votimin brenda vendit.
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë zbatim i të drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Këto ndryshime ishin përgjigje e kërkesave të hershme të komuniteteve shqiptare në diasporë.
Dy nenet kryesore për të drejtën e votës së shtetasve shqiptarë jashtë vendit, miratuar në Kodin Zgjedhor me konsesusin e të gjitha palëve politike, të mazhorancës dhe opozitës, janë Neni 24 dhe Neni 25.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026












