Lajme
Parlamenti Evropian mund të bllokojë buxhetin e BE-së
Parlamenti Evropian votoi me shumicë votash një rezolutë që kërkon ndryshime në projekt-buxhetin afatgjatë të BE-së, për të cilin janë pajtuar 27 vendet anëtare.
Ligjvënësit evropianë përmes kësaj rezolute kanë paralajmëruar se mund të mos e miratojnë buxhetin, duke bërë thirrje për negociata shtesë në mënyrë që ai të “përmirësohet”.
Mocioni kaloi me 465 vota për dhe 150 kundër.
Më 21 korrik udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord për një paketë të ndihmës ekonomike, në vlerë prej 750 miliardë eurosh, për të ndihmuar vendet në periudhën e paspandemisë së koronavirusit.
Marrëveshja u arrit në ditën e katërt të bisedimeve në Bruksel, të cilat u përcollën me mospajtime rreth shpërndarjes së fondeve.
Por, Komisioni Evropian dhe shumë eurodeputetë u shqetësuan që shumë prej përparësive të tyre në buxhetin shumëvjeçar u shkurtuan dhe disa plane të shpenzimeve u zhvendosën.
“Ne mendojmë se ky buxhet nuk jep përgjigje të duhura për sfidat e shtatë vjetëve të ardhshme”, tha Manfred Weber, drejtues i bllokut parlamentar të qendrës së djathtë në Parlamentin Evropian, përcjell albinfo.ch.
Më parë, Charles Michel, president i Këshillit Evropian, i cili ndihmoi në sigurimin e marrëveshjes së kompromisit, u kishte kërkuar eurodeputetëve që ta mbështesin atë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













