Lajme
Me turma të vogla dhe shumë fishekzjarre: Si do të festohet Dita Kombëtare e Zvicrës
Dita kombëtare e Zvicrës është pak më shumë se një javë larg. Por si do të festohet festa në pandemi?
Njerëzit në të gjithë Zvicrën do të angazhohen që të ketë sa më shumë fishekzjarre me 1 gusht, kur vendi do të festojë ditën kombëtare.
Por me koronavirusin në sfond, sa ndryshe do të duket festa?
Ndonëse ngjarjet e mëdha me turma do të shmangen, shitjet e fishekzjarreve tregojnë se kjo ditë do të kalojë me zhurmë.
Shitësit e fishekzjarreve presin që shitjet të jenë deri në 40 për qind më të larta se zakonisht, shkruan thelocal.ch, përcjellë albinfo.ch.
Shpërndarësi i fishekzjarreve “Weco” tha se jo vetëm këtë vit, por edhe në vitete e më hershme, shitësit kanë pritur që të ketë shitje të fishekzjarrëve.
“Për shkak të virusit, festimet e mëdha anulohen. Por shumica nuk dëshirojnë që kjo datë të kalojë pa zhurmë. kështu që do të grumbullohen privatisht për të gjuajtur me fishekzjarre”.
“Ne presim një bum të vërtetë fishekzjarresh”, tha ai ndër të tjera.
Jo vetëm që shumë nga ngjarjet më të mëdha, të drejtuara nga qeveria janë anuluar këtë vit, por tubimet e mëdha janë të ndaluara në të gjithë vendin.
Ngjarjet me më shumë se 300 njerëz janë të ndaluara në të gjithë vendin, ndërsa disa kantone kanë kufizuar tubimet edhe për 100 persona./albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?














