Kosova
Mospërfillja e rregullave të Covid-19, po i kushton shtrenjtë Ballkanit
Shtetet e Ballkanit kanë mbi 70 mijë të prekur me koronavirus
Rajoni i Ballkanit vazhdon luftën e tij kundër COVID-19, por pakujdesia e shumë njerëzve dhe mospërfillja e rregullave të Coronës duket se po i kushton shtrenjtë, shkruan albinfo.ch.
Organizimi i ahengjeve, party të ndryshme, mosrespektimi i masave, mosmbajtja e distancës dhe maskave, duket se ka ndikuar në përhapjen e virusit COVID-19.
Sipas statistikave, në shetet e Ballkanit ka një rritje të konsiderueshme të infektimeve të reja dhe duket se tashmë janë përfshirë në përmasa të mëdha, ani pse ishin shembull i mirë gjatë muajve të parë për menaxhimin dhe numrin e ulët të të prekurve.
Sipas të dhënave të fundit, sa i përket numrit të të prekurve, Ballkani ka 70.555 të prekur me koronavirus, shkruan albinfo.ch.
Kosova ishte një nga shtetet me më pak të prekur, por vetëm në muajin e fundit, korrik, numri i rasteve u rrit deri në 230 raste në ditë. Kosova tani numron mbi 6 mijë të infektuar me koronavirus.
Hiç më pak edhe shteti i Maqedonisë Veriore, e cila numron raste të shumta, ngjashëm sikurse Kosova. Në këtë shtet sipas autoritetetve maqedonase, thuhet se deri tani ka gjithsej 9.249 të infektuar, shkruan albinfo.ch.
Po ashtu, Shqipëria është shteti ndër më të prekurit me koronavirus në Ballkan, duke pasur rritje të infektimeve nga dita në ditë. Numri i përgjithshëm i të prekurve me virus në këtë shtet është mbi 4 mijë.
Edhe Mali i Zi, që në fillim ishte shteti i fundit i prekur me koronavirus në Evropë dhe njëkohësisht, shteti me më pak të infektuar në rajon, tani ka shpallur sërish gjendje të pandemisë, duke shkuar rastet mbi 100 infektime në ditë dhe 2 mijë të infektuar gjithsej.
Gjithashtu edhe Serbia ka raste rekorde të të prekurve brenda 24 orëve, duke shkuar deri mbi 300 raste në ditë. Numri total i të infektuarve në këtë shtet është 21,605.
Kroacia ditëve të fundit ka një rritje graduale të të prekurve, shkaku i mosrespektimit të masave dhe zhvillimi i jetës së natës nëpër lokale dhe mosmbajtja e maskave. Ky shtet ka regjistruar rreth 4.5 mijë të prekur me virus.
Bosnja dhe Hercegovina kanë rreth 9 mijë të prekur në total, ndërkohë Greqia numron mbi 4 mijë të prekur dhe Bullgaria 9,254 raste me koronavirus. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? Kush është shqiptari që qëndron pas organizimit të Botërorit 2030 dhe festoi titullin me Spanjën?... -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës”
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median













