Lajme
Zvicër: 43 raste me Covid-19 për një ditë, më pak se gjysma e një dite më parë
Të kujtojmë: 99 raste të reja të konfirmuara janë raportuar të dielën (dje), 110 të shtunën dhe 92 të premten
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) të hënën 43 infeksione të reja me koronavirus. Kjo shifër është më shumë se përgjysmë më e ulët se sa një ditë më parë, shkruan srf.ch.
Të kujtojmë: 99 raste të reja të konfirmuara janë raportuar të dielën (dje), 110 të shtunën dhe 92 të premten, transmeton albinfo.ch. Deri më tani në Zvicër kanë vdekur 1688 njerëz persona që ishin testuar pozitivisht për Covid-19.
Ky numër korrespondon me 19.7 viktima, llogaritur për 100.000 banorë. Gjithashtu deri më sot, ka pasur 33.634 raste të konfirmuara nga laboratori Covid-19, ka njoftouar të hënën BAG.
BAG u referohet raporteve që laboratorët dhe mjekët i kanë dorëzuar deri të hënën në mëngjes, si pjesë e detyrimit të raportimit, përcjell albinfo.ch. Gjithsej, 4126 persona janë dashur të shtrohen në spital që nga fillimi i pandemisë, dy më shumë se një ditë më parë.
Numri i testeve të kryera në Sars-CoV-2, që është agjenti shkaktar i Covid-19, deri më tani ka arritur në 728,292. Rezultati ishte pozitiv në 5.5 për qind të këtyre testeve.
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












