Lajme
Shqipëri: Një viktimë dhe 82 raste të reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 331 testime për të dyshuarit e prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.
Ndërsa, një 69-vjeçar nga Shkodra ka humbur jetën si pasojë e infektimit, shkruan albinfo.ch.
Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar.
Me numrin e rasteve prinë Tirana 32 raste, nga 7 raste në Kavajë e Fier, 5 në Korçë, nga 4 raste Shkodër, Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, nga 2 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Dibër, dhe nga 1 rast në Has, Lushnje, Mallakastër, Kukës, Ura Vajgurore.
Deri më tash në Shqipëri janë konfirmuar 4090 raste me koronavirus, prej tyre 2311 janë të shëruar, 1667 janë raste ende aktive dhe 112 persona kanë vdekur.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











