Lajme
Maqedoni e Veriut: Vdesin tetë pacientë nga COVID-19, 127 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë tetë pacientë me COVID-19.
Pesë nga viktimat janë nga Shkupi, një nga Tetova, një nga Struga dhe një nga Kërçova.
Ndërsa, nga 904 testime janë regjistruar 127 raste të reja me COVID-19.
Prej rasteve të reja Shkupi ka 57 raste, Kumanova 4, Shtipi 13, Tetova 6, Struga 10, Ohri 7, Gostivari 89, Kavadari Demir Hisari me nga 1 rast, Kratova dhe Probishtipi me nga 2 raste, Kërçova me 4 raste dhe Sveti Nikole 12 raste, përcjell albinfo.ch.
Instituti për Shëndet Publik po ashtu regjistroi edhe 83 pacientë të shëruar. Deri tani në Maqedoni janë bërë 85.820 testime për koronavirus.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 9.153, numri i të shëruarve 4.810, numri i të vdekurve 422, ndërsa momentalisht ka 3.921 raste aktive.
E-Diaspora
-
Prezantohen veshjet tradicionale në një Universitet të Londrës Në Londër, u zhvillua për herë të parë një aktivitet kushtuar kulturës, artit popullor, traditave...
-
Kosovari para gjyqit për pjesëmarrjen në vrasjen e pensionistit 85 vjeçar
-
Diaspora po voton, më shumë vota kanë ardhur nga Italia, SHBA dhe Greqia
-
Blerta Dodaj prezantoi një robot ujor në Harvard
-
E reja shqiptare gjendet pa shenja jete në Itali
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025 Nëse planifikoni të dërgoni letra në Austri, përgatituni për çmime më të larta dhe kohë më...
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Austri: Rënie e ndërtimit të banesave
-
Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë
-
Panairi “Vjena 2025“, bashkoi bizneset e trojeve shqiptare