Lajme
Maqedoni e Veriut: Tetë të vdekur dhe 241 të infektuar nga koronavirusi
Ministria e Shëndetësisë në Maqedonin e Veriut ka raportuar për tetë viktima si pasojë e infektimit me koronavirus.
Shkupi, Tetova dhe Struga kanë regjistruar nga dy viktima, ndërsa Gostivari dhe Strumica nja një viktimë, shkruan albinfo.ch.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 414 persona, prej tyre vetëm në Shkup janë regjistruar 165 viktima, ndërsa qytetet me numër të lartë janë Kumanova, Tetova, Struga dhe Shtipi.
Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1,700 testime për koronavirusin e ri dhe prej tyre 241 raste kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, që është edhe numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë.
Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, gjithsej 73 raste, pastaj në Shtip 60 raste, në Tetovë 32, kurse numër më të vogël në 16 qytete të tjera.
Përkundër numrit të lartë të të infektuarve, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, beson se Maqedonia e Veriut për momentin ka kapacitete për t’u përballur me virusin. Në 16 komuna, njoftoi ai, po përgatiten spitale mobile, që do të mund të ofrojnë shërbime, nëse ka rritje eventuale të numrit të të infektuarve.
Ndërkohë, sipas raportit, 51 persona janë shëruar, prej tyre vetëm në Shkup 40 persona.
Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë bërë 84,6916 teste. Prej tyre, 9,026 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 3,885 janë ende aktivë, ndërsa 4,727 pacientë janë shëruar.
E-Diaspora
-
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani Majori i Forcës së Sigurisë së Kosovës përfundoi me sukses programin prestigjioz LGAI në Akademinë e... -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













