Lajme
Kosovë: Vdes nga COVID-19 edhe një 56-vjeçar, punonte në KEK
Ka vdekur edhe një pacient 56-vjeçar, i prekur me COVID-19 në Kosovë, i cili ishte punëtor në KEK.
Lajmin e ka bërë të ditur Korporata Energjetike e Kosovës përmes një njoftimi.
Në njoftim thuhet se viktima ishte nga fshati Vasilevë, ndërsa varrimi i tij u bë sot rreth orës 17:00.
“Të nderuar kolegë, ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Fatmir Berisha (56-vjeçar), punëtor në Mihje-KEK. Ishte njeri human dhe aktivist i devotshëm i Sindikatës, por vdekja misterioze e rrëmbeu papritmas. Fatmiri ishte ndër punëtorët shembullorë të KEK-ut, por në radhë të parë ishte një njeri i dashur dhe shumë i respektueshëm, si ndër kolegë, shokë dhe miq. Fatmiri ishte i prekur nga virusi COVID 19. Varrimi bëhet sot në ora 17 në Vasilevë. Ngushëllime familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e kishin njohur”, thuhet në njoftim.
Numri të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Kosovë ka shkuar në 131. Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 145 raste pozitive me këtë virus.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











