Tematike
Numri i ri i albinfo.ch: Do të pushojmë sivjet në atdhe ose jo, kjo është çështja

Pandemia e koronavirusit, edhe tani, kur kanë kaluar rreth katër muaj nga shpërthimi i saj po vazhdon të kushtëzojë dhe të çrregullojë shumëçka në jetën tonë. Aktualisht, përveç ndikimit të drejtpërdrejtë, tek ata që i ka prekur Covid-19, kjo pandemi ndikimin më të madh duket ta ketë në planet tona për pushime. Pra: -A do të shkojmë sivjet për pushime në atdhe? Kjo është çështja.
Pikërisht ky preokupim: Pushime ose jo, e karakterizon edhe numrin më të ri të magazinës sonë, albinfo.ch, botimin e saj për muajt korrik-gusht.
Pavarësisht pengesave të pritshme për shkak të pandemisë, duke qenë se po publikohet në prag të sezonit të pushimeve, këtij numri nuk mund t`i mungojnë ofertat për pushimet verore në Kosovë e në Shqipëri. Kësaj oferte i është kushtuar një pjesë e konsiderueshme e këtij botimi. Një dosje e tërë me rreth 30 faqe, në tri gjuhë brenda revistës është emërtuar “Trendi 2020 – Ide për pushime verore në vendlindje” dhe i kushtohet ofertës turistike në Kosovë.
Më tutje, në këtë numër të magazinës kemi portretuar edhe bashkatdhetarë tanë në Zvicër, të cilët shprehen rreth dilemës së tyre aktuale, të shkojnë në pushime në Ballkan ose të qëndrojnë në Zvicër. Në atmosferën e pasigurisë, të krijuar kohëve të fundit, disa prej tyre parapëlqejnë që pushimet t`i kalojnë në Zvicër ose në ndonjërin nga vendet fqinje të Zvicrës. Por, disa të tjerë, janë përcaktuar që të “sfidojnë” pandeminë dhe të shkojnë megjithatë në atdhe.
I lidhur ngushtë me pushimet është edhe “problemi” i dasmave dhe gazmendeve tjera në vendlindje. Ato tërheqin tradicionalisht një numër të madh të bashkatdhetarëve nga Zvicra, drejt Kosovës, Maqedonisë së Veriut ose Shqipërisë. Disa artikuj të numrit aktual fokusohen pikërisht te dasmat, me pikëpyetjen: duhen bërë ose jo, në këto kushte.
Në faqet e numrit 4 të albinfo.ch mund të lexoni edhe tema të tjera nga aktualiteti i shqiptarëve të diasporës, kryesisht të Zvicrës si dhe prezantime e portrete të personaliteteve që po lënë gjurmë në jetën e komunitetit tonë këtu.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Muaji maj, muaji i festivaleve për SH.K.A “Dardania” në Winterthur Se festivalet për këtë qendër kulturore tash e tridhjetë vjet, janë çelësi i sukseseve, tregon edhe...
-
Prezantohen veshjet tradicionale në një Universitet të Londrës
-
Kosovari para gjyqit për pjesëmarrjen në vrasjen e pensionistit 85 vjeçar
-
Diaspora po voton, më shumë vota kanë ardhur nga Italia, SHBA dhe Greqia
-
Blerta Dodaj prezantoi një robot ujor në Harvard
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025 Nëse planifikoni të dërgoni letra në Austri, përgatituni për çmime më të larta dhe kohë më...
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Austri: Rënie e ndërtimit të banesave
-
Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë
-
Panairi “Vjena 2025“, bashkoi bizneset e trojeve shqiptare