Lajme
Si është situata me pandeminë në Gjermani, Zvicër dhe Spanjë?
Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse ka njoftuar se gjatë 24 orëve në Gjermani janë shënuar dy të vdekur nga koronavirusi. Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në mbi 9 mijë.
Qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera. Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja, përcjell albinfo.ch.
E në Spanjë autoritetet kanë rifutur në karantinë të paktën 200,000 persona në rajonin e Katalonjës. Rikthimi i izolimit vjen si shkak i numrit në shtim të të sëmurëve me Covid-19. Ky është kufizimi i parë që vendoset në vend që pas heqjes së gjendjes së emergjencës më 21 qershor.
Por pas tri ditësh rritjeje, Zvicra ka shënuar rënie të rasteve me koronavirus. Gjatë 24 orëve te fundit, ky shtet ka shënuar vetëm 97 infeksione të reja.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













