Lajme
Festë në Republikën Çeke, “lamtumirë” Covid-19
Edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi këtë javë se pandemia as nuk është afër përfundimit, në Republikën Çeke u mbajt një festë për t’i dhënë në mënyrë simbolike ‘lamtumirën’ pandemisë së Covid-19, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit, mijëra të ftuar u ulën të martën në një tryezë të gjatë rreth 500 metra në urën Charles në Pragë, ku ndanë ushqime dhe pije që kishin sjellë nga shtëpia. Ajo që ra në sy në këtë festë ishte se nuk u zbatua distanca fizike.
Kujtojmë që në Republikën Çeke, një shtet me 10 milionë banorë, kishte më pak se 12 mijë të infektuar dhe se shumica e tyre janë shëruar. Në ditë ky shtet shënon vetëm 3 deri në 6 raste… Organizatori i kësaj feste tha se festimi ishte i mundur për shkak të mungesës së turistëve në qytetin e famshëm dhe simpatik. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro Ansambli tetovar po merr pjesë në aktivitete kulturore në rajonin Lapta/Girne, duke prezantuar valle dhe tradita... -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












