Lajme
Rritje e numrit të infeksioneve në Zvicër: 58 raste në 24 orët e fundit
Të enjten ishin raportuar 52 raste të reja të konfirmuara, 44 të mërkurën, 22 të martën dhe 18 të hënën
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, janë raportuar 58 infeksione të reja me virusin korona brenda ditës së fundit, ka njoftuar të premten Zyra Federale e Shëndetësisë (BAG). Deri më tani ka pasur 31.486 raste të konfirmuara nga laboratori Covid-19.
Të enjten ishin raportuar 52 raste të reja të konfirmuara, 44 të mërkurën, 22 të martën dhe 18 të hënën, shkruan sda.ch. Sipas BAG, 1683 njerëz kanë vdekur deri më sot në Zvicër dhe Principatën e Lihtenshtajnit, të cilët më parë kishin pasur rezultat pozitiv nga testi për Covid-19, transmeton albinfo.ch.
Sipas një llogaritje javore nga agjensia e lajmeve Keystone-SDA bazuar në të dhënat në faqet e internetit të kantoneve, deri më sot, e premte, në Zvicër, në lidhje me Covid-19 kanë vdekur 1961 persona. Një javë më parë, numri i të vdekurve ishte 1956.
BAG shpjegon ndryshimin midis numrave të tij dhe të burimeve tjera, me faktin se ai është duke publikuar vetëm vdekjet e konfirmuara nga laboratori për Covid 19, përcjell albinfo.ch. Një tjetër shkak për këtë ndryshim mund të jetë për faktin se zyra nuk ka regjistruar vdekjet para 16 prillit, për të cilat nuk kishte konfirmim laboratori dhe që kanë ndodhur jashtë spitaleve.
Numri i testeve të kryera për Covid-19, deri më tani ka arritur në 545,177. Rezultati i 6.9 për qind e këtyre testeve ishte pozitiv.
Sipas Task Forceës Shkencore Kombëtare Zvicerane Covid-19, po ashtu ka lëvizur (është ngritur) numri i çrregullimeve riprodhuese, d.m.th. numri i personave të infektuar me koronavirusqë nga 30 maji ka filluar të ngjitet përsëri mbi 1, transmeton albinfo.ch. Në vlerësimin e fundit, të bërë më 15 qershor ky numë ishte 1.12. Kjo do të thotë që mesatarisht 100 persona të infektuar kanë infektuar 112 persona të tjerë.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













