Futboll
Shaqiri fiton titullin në Angli
Skuadra e Liverpoolit ka siguruar titullin e kampionit pas 30 vjetësh
Liverpooli pas tre dekadash është shpallur kampion i Anglisë. Pjesë e kësaj skuadre është edhe ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri.
Në fakt, Liverpooli nuk ka luajtur fare të enjten mbrëma, por ka mjaftuar fitorja e Chelseat ndaj Manchester Cityt 2:1, që “The Reds” të shpallen kampionë të Anglisë, shkruan albinfo.ch.
Deri në përfundim të këtij sezoni në Angli kanë mbetur edhe shtatë xhiro, por Liverpooli ka 23 pikë më shumë se Manchester City dhe me meritë fitoi titullin e kampionit.
Kujtojmë se Shaqiri është shqiptari i vetëm që ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve. Këtë e bëri me Bayern Munichun dhe Liverpoolin në sezonin e kaluar, derisa tashmë ka fituar edhe titullin në Premierligë.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













