Lajme
Fauci: Javët e ardhshme janë kritike për frenimin e Covid-19
Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në SHBA, tha përpara një komiteti të Kongresit se javët e ardhshme “do të jenë kritike” për të frenuar numrin e të infektuarve.
Ai tha se Teksasi, Arizona, Florida dhe shtete të tjera janë “probleme serioze”.
Numri ditor i rasteve të reja në SHBA aktualisht qëndron në rreth 30,000, pasi më herët ka rënë në rreth 20,000.
”Kjo është shumë shqetësuese për mua”, tha Fauci, duke iu bërë thirrje njerëzve që t’i shmangin turmat dhe të vendosin maska.
Shtetet e Bashkuara “janë ende në mes të valës së parë” të sëmundjes, tha ai.
Autoritetet në SHBA kanë konfirmuar mbi 2.3 milionë raste me koronavirus dhe mbi 121,000 viktima – më së shumti në botë.
Në aspektin global, numri i të infektuarve ka arritur në mbi 9.2 milionë. Prej tyre, mbi 4.6 milionë janë shëruar dhe mbi 477,000 kanë vdekur.
Ekspertët e shëndetit thonë se koronavirusi nuk ka gjasa të mposhtet derisa të zhvillohet vaksina.
Fauci tha se është “optimist i kujdesshëm” se disa vaksina mund të jenë në dispozicion në fund të vitit, përcjell Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













