Lajme
Danimarkë: Nga 12 mijë të prekur, 11,282 të shëruar
Danimarka shënon rekord me numrin e testeve në raport me infektimet e pakta
Nga 12.391 raste të prekura sa ishin në total, 11.282 persona janë shëruar plotësisht në Danimarkë.
Tashmë dihet se Danimarka ka qenë nga shtetet e para evropiane që kishte vendosur heqjen graduale të kufizimeve pas situatës me koronavirusin, duke iu kthyer thuajse komplet normalitetit në të gjitha fushat, shkruan albinfo.ch.
Qeveria daneze ka thënë se shteti ka reaguar shpejt ndaj situatës dhe, për këtë arsye, e keqja e madhe është parandaluar.
“Reagim i shpejtë kufizues tani na jep edhe mundësinë për të dalë nga kjo krizë më shpejt”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Danimarkës.
Në Danimarkë deri më tani është bërë testimi i 876,344 personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.
Informacionet e fundit nga autoritetet daneze tregojnë se ky shtet po tregon rekord shërimesh në raport me të prekurit, e po ashtu rekord të numrit të testeve në raport me infektimet e pakta që ka ky vend. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













